SHPËRNDAJE

Partia për Veprim Demokratik (PVD) e cila ka fituar dy deputetë në zgjedhjet parlamentare, nuk do t’i shmanget bisedimeve rreth pjesmarrjes në qeverinë e ardhshme.

Nëkryetari i PVD-së dhe njëherit bartësi i listët ne munër 2, Shaip Kamberi ka deklaruar se pret që qeveria e ardhshme të krijojë kushte për zhvillim ekonomik për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën duke mundësuar intergrimin e përfaqësuesve shqiptar në qeverisjen lokale dhe regjionale.

“A do të kemi përfaqësues tanë në nivel republikan (gjegjësisht në qeveri), për ne është në vendin e tretë…mirëpo, ne nuk do ti shmangemi aspak çfardo bisede rreth pjesmarrjes në qeveri, nëse arrin ftesa” ka thënë Kamberi, transmeton presheva.com.

Sipas fjalëve të tij, PVD ka qëndrim të qartë edhe për zgjidhjen e problemeve në Luginë të Preshevës: “Ne jemi për dialog, për rrespektim të të drejtave të njeriut, zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe integrimin e shqiptarvve në qeverisjen regjionale dhe lokale”.

Kamberi ka thënë se vetëm me principe të tilla mund të bisedohet për pjesmarrje në qeverinë e ardhshme.

Kamberi njëkohësisht ka shprehë edhe kënaqësinë për rezultatin e arritur të PVD-së në zgjedhjet parlamentare, duke e vlersuar se qytetarët kanë njohur politikën reale të Partisë së tij e cila e vetme ka dalë në zgjedhje parlamentare dhe kanë votuar për listën e tyre.

“Vizionin tonë politik dhe politikën reale e kanë njohur jo vetëm antarët e tanë të partisë, por edhe qytetarët tjerë që na kanë besuar” ka thënë Kamberi. /presheva.com/