SHPËRNDAJE

Partia për Veprim Demokratik dje edhe zyrtarisht ka bërë hapjen e fushatës parazgjedhore, me tubimet e mbajtura në fshatrat Bilaç e Tërrnavë. Në Bilaç të komunës së Bujanocit tubimi ishte mbajtur në orën 18:00 në zyrën e Bashkësisë Lokale në qendër të fshatit, ndërsa në Tërrnavë të Preshevës tubimi është mbajtur nga ora 20:00. PVD tubimet elektorale do ti vazhdojë sonte me simpatizantët e vet dhe qytetarët në fshatrat Leran dhe Zhunicë./presheva.com/