SHPËRNDAJE

Partia për Veprim Demokratik pas 28 viteve në zgjedhjet e kuvendit qendror të mbajtur ditë më parë në Bujanoc ka zgjedhur kryetarin e ri, Shaip Kamberi kryetar i Komunës së Bujanocit. Kamberi si kryetar i ri ka premtuar që PVD do të marrë parasysh kandidaturën e kësaj partia nga të gjitha trevat në Luginën e Preshevës. Sipas pohimeve të anëtarëve të kësaj partie, tani në zgjedhjet e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë do të kandidoj Ragmi Mustafa për postin e kryetarit të KNSH-së, ndërkaq PVD-ja dega në Preshevë nuk përfshihet në asnjë institucion, pasi kryetari i këtij subjekti, deputeti popullor në Kuvendin e Serbisë si dhe tani më kandidati për KNSH-ë vijn nga Komuna e Bujanocit. Qëndrime zyrtare nga kryesia e re e PVD-së rreth kësaj çështje nuk ka.

PVD ka paralajmëruar se sot do të filloj grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjet e KNSH-së në Bujanoc dhe Preshevë ku pastaj do të mësohet definitivisht bartesi i listës së PVD-së. /presheva.com/