SHPËRNDAJE

Pas disa ditë program parazgjedhor që ka realizuar PVD nëpër Komunën e Preshevës e Bujanocit sot mbajti tubimin e fundit dhe përmbyllës me qytetarët në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë. Edhe sot kandidatët e listës në përbërje të Kadrije Ahmetit, Ardita Sinanit, Afërdita Hasanit, Fatmir Hasanit, Shaip Kamberit dhe Riza Halimit edhe njëherë para shumë simpatizuesve të këtij subjekti rajonal dëshmuan argumentet e kohës për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit, gjithmonë për kërkimin e të drejtave të shqiptarëve atje ku është vendi dhe ku dëgjohet zëri I shqiptarëve nga faktorë ndërkombëtarë. Tubimin përmbyllës më madhështor e bëri edhe prezenca e yllit të muzikës shqiptare Genta Ismajli e cila performoi para elektoratit të PVD. Tubimi I sotëm u përmbyll në veçanti nga të tjerat me atmosferë argëtuese me moton ‘ është Momenti ‘ për të kërkuar të drejtat tona.