SHPËRNDAJE

Takimi I radhës së PVD-së për shpalosjen e programit parazgjedhor ishte në bashkësinë Lokale në Raincë. Ne kurrë nuk kemi qenë për bojkot, ne gjithmonë kemi marrë pjesë në të gjitha aktivitetet në Luginë e poashtu sfidat që tejkaluam ishin zgjedhjet e mëhershme parlamentare, Këshillit Nacional e ngjashme ka thënë kështu Agim Ymeri. E kadrije Ahmedi candidate e listës veç tjerash theksoi se PVD tregoi sfida të ndrysh,e prandaj për PVD këto zgjedhje nuk janë as të para e as të fundit. Për zonjën Ahmedi bojkoti nuk është patriotizëm , por patriotizëm është të kërkosh të drejtat e tua në mes të Beogradit. PVD-së në zgjedhjet parlamentare iu bashkangjit edhe dega e UDSH-së në Bujanoc . Për kryetarin e PVD Riza Halimin ky veprim tregon pjekuri politike me çrast e mirëpresim dhe e vlerësojmë vendimin e UDSH, por njëkohësisht me që është e njejta parti edhe në Preshevë të njetin program tia përcjellin edhe antarisë së UDSHs-ë në Preshevë, ka shtuar kryetari I këtij subjekti. Sipas tij tregimet e përrallat se nuk po pranojnë Serbinë se po bashkohen me Kosovën janë demagogji të plota dhe këtë e kanë kuptuar edhe fëmijët.