SHPËRNDAJE

Këtë javë pyetësorit të Prustit të gazetës Express i përgjigjet regjisori Kastriot Saqipi, regjisor nga Presheva.

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?

Ajo përjetohet një çast pastaj herën tjetër ik më larg dhe ti duhet ta vazhdosh vrapin për ta përjetuar prapë.

Cila është frika juaj më e madhe?

Siguria dhe Egzistenca

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?

Jonin, djalin tim.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?

Bekim Fehmiu.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?

Emocioni i tepërt.

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?

Përfitimi nga tragjedia e tjetrit.

Në cilat gjëra e teproni?

Kur ja qëlloj doni sugjerim pastaj e teproj tu fol e prishi krejt.

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?

Zori dhe hajgarja

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?

Rrugëtimi për ti shprehur aftësitë profesionale

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?

Shti.

Për çfarë iu ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?

Kur i kam sha punën artistëve

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?

Gruaja dhe Djali

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?

I ngarkuar i frikësuar deri ne palcë për të ardhmen

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?

Nuk kisha ardh[ fare në këtë bot

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?

Strehimin e njerëzve pa shpija dhe shërimin e tyre me kosto shumë të larta.

Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?

Rrugën e jetës nuk do të nisesha nga Prishtina

Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësin të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?

Suvenir muzeu

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?

Familja.

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?

Skamjen.

Ku do të dëshironit të jetonit?

Në Francë

Cila është cilësia juaj më e veçantë?

Regjia.

Çfarë vlerësoni tek një mashkull?

Si kshyri meshkujt kurrë.

Çfarë vlerësoni tek një femër?

Sexin

Çfarë vlerësoni më së tepërmi tek miqtë tuaj?

Sinqeritetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar.

Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?

Sarah Kane.

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?

Punëtorët.

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?

Nuk besoj në talent po në punë

Si do të dëshironit të vdisnit?

Nuk e di s’po muj me gjet mënyrën e mirë të vdekjes.

Cila është motoja juaj?

Jeto me nder, mos i bën dam tjetrit, merre gjithmonë atë që të takon.