SHPËRNDAJE

Dhuna fizike në familje është më evidente tek familjet në komunën e Preshevës, dukuri kjo që është në rritje në dallim me vitin paraprak. Për ushtrimin e dhunës fizike në familje shkak është mentaliteti, ka thënë kështu për portalin preshevacom, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në intervistën e fundvitit, Liridon Latifi.

Tek dhuna në familje rastet janë gati reciproke kur burri e rrah gruan por edhe gruaja kur e rrah burrin. Palët e dëmtuara raportojnë dhunën mëë shumë në dallim me periudhën e kaluar për shkak të vetëdijësimit se nuk durojnë cenimin e të drejtës së tyre. Drejtori Latifi ka raportuar se në Qendrën që ia drejton ka edhe raste të stërmadhimit të situatës pa nevojë.

Ligji i aprovuar për dhunë në familje favorizon palën e dëmtuar. Në rast të dhunës cili do partner me ligj duhet të largohet nga shtëpia prej 24 orë deri në 30 ditë pavarësisht shtëpia e cilit partner është burrit apo gruas. Liridon Latifi ka kërkuar nga shoqëria jonë që të punojmë më tepër në sensibilizimin e kësaj problematike me qëllim që të kemi familje të shëndoshë. Kërkesa imediate e drejtuesve të Qendrës për Punë Sociale është garantimi i një shtëpie të sigurt për të strehuar palët e dëmtuara në rast të dhunës në familje./presheva.com/