SHPËRNDAJE

Zyrtarët doganorë zbuluan 2.700 pako cigaresh në zbrastirat e karroserisë së një autobusi që udhëtonte nga Kosova përmes Bujanocit për në Mynih të Gjermanisë.

Sipas Drejtorisë Doganore, cigaret e kontrabanduara të zbuluara më 19 nëntor nga qeni zyrtarë i quajtur “Nero” u gjetën gjatë kontrollit në dalje të Sërbisë në kufirin Horgosh ndërsa autobusin e drejtonte shoferi nga Tërnoci.

Pas zbulimit të cigareve të kontrabanduara, shoferi 29-vjeçar nga Tërrnoci, në deklaratën e tij ka thënë se “nuk e kishte idenë se çka është fshehur në autobus” në të cilin ka hypur në Bujanoc, për të transportuar pasagjerë për në Mynih, bënë të ditur Administrata Doganore “Kur ndaluan në kufi, si shoferi ashtu edhe të 30 udhëtarët thanë se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç bagazheve personale.

Sidoqoftë, pasi që qeni zyrtarë Nero, i cili ishte i përfshirë në kontroll, e synoi dyshemenë e autobusit në pjesën e përparme, autobusi është kontrolluar edhe me skaner”, thonë në Doganë.

Gjatë analizës së fotografisë është zbuluar se në të vërtetë ka pasur disa parregullsi dhe devijime në zonën e dyshemesë mbi rrotat e përparme, pas së cilës është hequr tapaciri në kutitë për bagazhet dhe mjetet personale.

Pas kësaj ëhstë konstatuar se zbrastirat ishin mbushur deri në grykë me cigare “marlboro”, “kent” dhe “davidov” me pulla akcize të Republikës së Serbisë dhe Kosovës.

Administrata Doganore ka bërë të ditur se Nero është donacion nga ndërmarrja e duhanit JTI (Japan Tobacco International), dhe në dy vjet e gjysmë që ai ka qenë në shërbimin doganor, shumë herë ai ka ndihmuar doganierët të zbulojnë kontrabandën e duhanit dhe produkteve të duhanit por edhe të drogës./presheva.com/