SHPËRNDAJE

Në bashkëpunim me policinë, nëpunësit e doganës kapën gjashtë gram heroinë në hyrje të vendkalimit kufitar të Preshevës, të cilin udhëtari u përpoq të fshihej në rrobet e brendshme.

Shkelja u zbulua në “Mercedes” me targa të serbisë, me të cilin udhëtonte nga Maqedonia nëpër serbi një shtetas australian 37-vjeçar, me prejarardhje nga Serbia.

Kur u pyet nga zyrtarët e doganave nëse kishte ndonjë gjë për të raportuar për kontroll, shoferi u përgjigj se jo.

Megjithatë, ai nuk arriti të mashtrojë doganierët që gjetën mallra të palejuara të fshehura të në të brendshme që udhëtari mbajti në vetvete, raporton Drejtoria Doganore, përcjell presheva.com.

Bëhet fjalë për një qese me gjashtë gram substancë e dyshuar për heroinë.
Udhëtari dhe narkotikët e zbuluar janë dorëzuar më tej në polici./presheva.com/