SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës është ende në pritje të përkthimit në gjuhën shqipe të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin tashmë e ka përgatitur ekipi menaxhues. Pasi që anëtarët e këtij ekipi janë pjesëtarë të komunitetit serb, edhe statuti i është dorëzuar në gjuhën serben ekzekutivit të vendit.  

Këta të fundit insistojnë se statuti i Asociacionit do të jetë në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, derisa përfaqësues të opozitës kanë frikë se ky Asociacion do të ketë kompetenca ekzekutive, njëjtë siç ishte nënshkruar vite më parë në Bruksel.

Në anën tjetër, Serbia kërkon që Asociacioni të themelohet në bazë të Marrëveshjes së Brukselit e jo sipas vendimit të Gjykatës Kushtuese të Kosovës.