SHPËRNDAJE

Partnerët e koalicionit që do të drejtojnë vendin në mandatin e ardhshëm qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë duke garuar me njëra-tjetrën se cila forcë politike duhet të ketë ministritë më të rëndësishme në qeverinë e re. Madje kjo besohet se është edhe arsyeja e shtyrjes së seancës konstituive për datën 8 dhjetor.

“Zëri” ka mësuar se procedura e ndarjes së ministrive do të bëhet “si në lojën e shahut” ku LDK-ja meqë e ka kryeministrin nuk do të zgjedhë e para.