SHPËRNDAJE

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës, Milena Harito ka njoftuar sot se në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prizren do të nënshkruhen një sër dokumentesh të rëndësishme për bashkëpunim dy palësh.

Në një deklaratë për medie, Harito theksio se në takimin e përbashkët të dy qeverive, që do të mbahet të shtunën në Prizren do të finalizohet nga nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim e partneritetit strategjik, bashkëpunim në fushën e transportit dhe infrastrukturës dhe themelimin e bashkëpunimit në fushën e integrimit.

Sipas saj, në plan janë edhe dy projekte për Preshevën, fond për maternitetin dhe krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin e Preshevës. /presheva.com/