SHPËRNDAJE

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim të krijojë një Trup Koordinues për hapjen e vendkalimit kufitar Miratovac-Llojan, midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore.

Detyra e Trupit Koordinues është, siç thuhet në dokumentin e botuar në Gazetën Zyrtare, “të marrë të gjitha masat dhe veprimet për të përmbushur kushtet e nevojshme për krijimin e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan”, thuhet në njoftim, përcjell presheva.com.