SHPËRNDAJE

Mbështetje për avansimin e E-qeverisjes dhe / ose E-shërbimeve kanë përfituar vetqeverisjet lokale si në vijim: Aleksandroc, Babushnic, Bella Palanka, Bojnik, Bor, Çaçak, Çuprija, Dimitrovgrad, Golubac, Ivanjica, Jagodina, Kosjeriç, Kragujec, Kralevë, Krupanj, Loznica, Zvornik i vogël, Medvegja, Nova Varosh, Novi Pazar, Oseçina, Raça, Razhanj, Rekovac, Shabac, Smederevska Pallanka, Sokobanja, Surdulica, Svilajnac, Tutin, Vladimirci, Vlasotincë, Vërnjaçka Banja, Zhagubica dhe Zajçar, ndërsa komunat me shumicë shqiptare Bujanoci dhe Presheva janë lënë jasht këtij projekti edhe pse rëndësia e projekti është mëse e nevojshme për këto të fundit.

Përmes projekteve të aprovuara, këto vetqeverisje lokale do të punojnë për të zhvilluar E-shërbimet prveç kërkesave elektronike, siç janë aplikimi elektronik për regjistrimin në çerdhe ose për subvencione bujqësore, kërkesa lidhur me tatime, dhënia e vërtetimeve, qasja në informacione me rëndësi publike dhe ndihmë juridike, deri te  paraqitja e problemeve komunale dhe ankesave të qytetarëve.

Janë përkrahur edhe aktivitetet që synojnë krijimin ose përmirësimin e shkritoreve elektronike, futjen e E-arhivës, veprimin në E-ZUP me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të qeverisjes lokale si dhe për kursimin e parave dhe kohës për qytetarët.

Gjithashtu për 20 projekte është aprovuar edhe opsioni i përkrahjes teknike, përmes të cilës do të sigurohet teknologjia ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, si dhe sisteme të vendosura ose të azhurnuara për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve përmes E-pjesëmarrjes dhe E- diskutimit.

“Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Serbisë, përmes programit Swiss PRO, synojnë ti ofrojnë mbështetje vetqeverive lokale në mënyrë që të rrisin përgjegjshmërinë, transparencën dhe efikasitetin në sigurimin e një aksesi më të mirë në shërbimet dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Në bashkëpunim me institucionet përkatëse kombëtare, ne do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e projekteve që zhvillojnë E-administrata, dhe E-shërbimet, ndërsa është e rëndësishme që qytetet dhe komunat të kenë pronësi të konsiderueshme mbi proceset të cilat i zbatojmë së bashku, në mënyrë që rezultatet e arritura të mund të jenë të qëndrueshme në një afat të gjatë” ka thënë Ana Nedelkoviç Bela, menaxher kombëtar e programit Swiss PRO.

Projektet janë miratuan në bazë të shpalljes publike “Le të klikojmë së bashku”, i cila zgjati nga 5 korriku deri më 26 gusht 2019 dhe ishte i hapur për 96 qytete dhe komuna nga rajoni i Shumadisë dhe Sërbisë perëndimore si dhe Sërbisë jugore dhe lindore./presheva.com/