SHPËRNDAJE

E nderuara zonja Sinani, ju po shpifni

E nderuara zonja Ardita Sinani lidhur me deklaratën e juaj se Kryetari i Komunës po ju kërcënon me burg, mes të tjerash nëpër rreshta keni cekur se:

I vetmi person në historinë e Komunes së Preshevës që çon njerëz në polici, çon femra në polici me tendecë për me i burgos.

Ndaj zonja Sinani, ju kuptoj në këtë rast, pasi që kur keni qenë si fëmijë nuk ju ka interesuar politika kur kryetari juaj Riza Halimi fitonte zgjedhjet lokale kundër Partisë Demokratike Shqiptare në zgjedhjet lokale ne gjyqet e Millosheviqit. Ku në atë kohë PDSH udhëhiqej nga njerëzit e idealit dhe që ishin të burgosur politik. Mirëpo, kjo për këta njerëz liderit tuaj Rizajës nuk i bënte përshtypje pasi që vetëm i interesonte pushteti lokal serb.

Mes tjerash keni cekur se “përmes aparatit shtetëror që vjen edhe vet ky nga ky aparat shtetëror po synon ti qoj femrat në burg”

Më thuani ju lutem, a keni përdor metodën retrospektive ndonjëeher, ju po “harroni” se jeni pikërisht ata që mbështetët këtë aparat shtetëror pasi që deputeti juaj me votat e vjedhura mbështeti qeverinë e Aleksandër Vuçiqit dhe Ana Brnabiqit pa asnjë kopensim. Që nënkupton shefat e këti aparati shtetëror i kenë idhuj. Si po mund tani të hidhni akuza të pa baza drejt një njeriu që nuk ka lidhje me pushtetin qëndror sikurse keni dhe keni pasur çdoher ju.
Por e kuptojm mllefin tuaj zonja Sinani, pasi që ju po përdorni metodën “Mbrojtja më e mirë është sulmi” Ju po manipuloni me masën, dhe me shqiptarë e Kosovës. Po përgaditni tereni që të vini në nivel me zonjën Flora Brovina. Por besom se nuk mundeni, nga që ajo luftoi për të mirën e qytetarit ndërsa Ju për të mirën e partisë dhe interesit tuaj zonja “Hillari”

Ne si organizat jo qeveritare jemi interesuar për rastin tuaj, dhe se, ftesa juaj në polici ka të bëjë për dyshimin e keqpërdorimi të detyrës në cilsin e kryetares dhe jo për qëllime të idealit kombëtar shqiptarë. Duke ju dhënë subvencione disa bizneseve të vogla që i përkasin subjektiti tuaj.

Ndaj, duam tja kujtojmë se Kryetari i komunës nuk është ai që të “kërcënon” apo dërgon në burg, por është LIGJI zonja Sinani ligji. Nëse Ju nuk keni bërë kepërdorim atëher nuk keni nevoj pse të shqetsoheni dhe të etiketoni njerëz.
Por nga përvoja që kemi ne me Ju, e dimë mir se edhe vendimi Juaj për punsim në kohë të pa caktuar në gjimnazin “Skenderbeu” e keni në kundërshtim me ligjit ku keni arritur që tja mohoni të drejtën qytetarëve tuaj.
Për fund ju kujtojmë se me këtë deklaratë prap keni bërë shkelje të ligjit dhe dyshohet se ka elemente për kallzim penal kundër dëmtimi të imazhit dhe moralit. Për fund të jeni të matur më mirë në deklartat tuaj se mund të ballafaqoni edhe më shumë me ligjin.

P.S Të dorëzoj mandatin deputeti juaj nga shteti dhe aparati Serb. (Qendra për hulumtim dhe monitorim, Preshevë)