SHPËRNDAJE

Qendra Solidariteti dhe Avancimi organizojnë aksionin për grumbullimin e grurit me moton Gruri i Solidaritetit.

Ky aksion organizohet me motivacionin për ti ndihmuar familjet në nevojë në komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Drejtues të QSA-së përmes intervistës së realizuar në studion e portalit preshevacom kanë ftuar bujqit tanë që ti bashkangjiten këtijë aksioni për tu siguruar kafshatën e bukës edhe atyre familjeve që janë me kushte të vështira ekonomike dhe ekzistenciale.

Kryetari i Qendrës Solidariteti dhe Avancimi në Preshevë, Ramadan Dalipi ka potencuar se ky projekt realizohet në kuadër të nismës Bukë dhe shpresë e cila deri tani ka ndihmuar 35 familje në komunat Preshevë dhe Bujanoc duke i furnizuar me gjëra ushqimore e higjieniko- sanitare./presheva.com/