SHPËRNDAJE

Eshtë një situatë shume e veshtire në Lugine në përgjithësi por në Preshevë në veçanti. Gjendje e rëndë në të gjitha sferat e jetës, thuaj se shumë veshtirë e përballueshme, tentativa të shumta nga lidershipi për ta ndryshuar këtë gjendje, here me metoda transparente e normale por më shumë me metoda jo transparente dhe të dyshimta e joadekuate, të njëaneshme dhe shumë të demshme, për këtë situatë në të cilën po kalon Lugina, nga e cila cdo ditë e më shumë po ikin qytetarët e saj, një keq menaxhim i dukshem.

E gjithekjosipasoje e një lidershipi të konsumuar, jo transparente dhe me vler të ulta dhe ne anen tjeter shteti në tëcilin momentalisht po jetojmë, shteti cili po i përdorë metodat më perfide për ta nënshtruar dhe zbrazur kete hapsire nga qytetaret e saje shqiptare.

Ndoshta zgjidhja më e mire do te kishte qenë bashkimi me Kosovën, skadyshime por ja qe jemi ne sferën e interesave gjeopolitike dhe deshirat tona momentalisht jane të parealizuara, por kjo do te mbetet ideali yne.

Ne duhet të luftojmë si e kerkojnë rrethanat e kohës, s’duhet te dorzohemi, edhe ky takim sigurisht shkon ne vazhdën e rrethanave aktuale politike.

Edhe pse ndoshta me vonesë, por siduket “Nje drite shprese ne funde te tunelit” (apo zorra qorrit si poe quajne Presheven ne keto vitet efundit), erdhi nga qeverite te cilat, dihet se e kane patur si obligim te gjithanshem te kujdesen per kete pjese te mbetur keq ne rrethanat aktuale te kohes.

Eshtë një veprimi shume pritur, taktik, me shume munde te thuhet diplomatike, se sa materialiste, per shkak te shumes se dedikuar per maternitetin. Pesha e ketije takimi e qe eshte per ne shume e rendesishme -krijimi i fondit per luginen, është e madhe dhe e pakontestueshme.

Me vet faktin se ne vazhdimesi do të mirren me Luginen e Presheves ato instucione qe kane mekanizma legale dhe qasje me te shpejte per te senzibilizuar dhe per te kerkuar zgjidhje per problemet e shumta ne lugine, nga institucionet vendimemarrese, na shton edhe me  shume optimizmin per nje zgjidhje me te drejte.

Lobimi eshte nje metode qe une si qytetare besoje se duhet me shume te perdoret nga politika mbare shqiptare dhe shpresoj se nuk do te na zgjenjejne kesaj here dy qeverite.

Sigurisht se duhet shume munde dhe sakrifice, ngase jemi nje territore i vogel edhe pse ndoshta jemi homogjene, por edhe nga ana e luginasve duhet gjakeftohesi dhe angazhim te sinqerte ne nuk jemi ne situate shume te zgjedhim,se cdo fillim eshtei veshtire por per ne zgjidhje tjeter me te mire kurre me heretnukpatem.

Por per fat te keqqytetaret dilemen me te madhe e kane te lidershipi i lugines qe e ka humbur besimin e shume shtresave te qytetareve.
Por nje modus duhet tegjindet, ketu mendoj se edhe shoqeria civile duhet ta luaj nje rol te vecante,te jete aktive dhe syhapur…

Kur humbet besimi, shume kohe duhet,qe te rikthehet,por ja qe ne jemi te detyruar te jemi me unike,na inponojne koha dhe rrethanat.

Ne vendet demokratike shoqeria civile perben nje shtylle te rendesishme ne zhvillimin e proceseve demokratike edhe ne lugine duhet qe ti jipet me shume rendesi kesaj shtylle te shoqerise dhe besoj se tashe eshte me se e nevojshme per vetedijesimin e popullesise, angazhimi maksimal i saje.
Mbetemi me shprese te madhe se angazhimet e metutjesheme te dyqeverive do te shtrihen edhe ne sferen e kultures dhe ekonomise.

Sfera Ekonomike eshte shume me shume primare, ndoshta e para, per qendrimin e qytetareve ketu ne Lugine, nje levizjesa dopak e vogel ne kete rrafshe do te ndal te pesimizmin dhe dyndjen nga kjo hapsire, e cila shkallen e papunesise e ka ne ekstremte pa imagjinueshem, por besojme se institucionet per katesete ketyre fushave dhe mendjet e ndritura te dy qeverive, (kushdoqofshin keta ne pushtet, per ne me rendesieshte institucioni ) me se mire do te dine te dalin nga kjo sfide qe i pret. Suksesi shume ka rendesi ne fillim. Anda jmbetemi me shprese se Luginen po e presin dite me temira se deri me tash.

Shkruan:


Fitim HAJRULLAHU ECC.