SHPËRNDAJE

Qytetarët e komunës së Preshevës duhet ti kryejnë obligimet e tyre karshi Ndërmarrjes Publike Moravica sepse në këtë mënyrë edhe shërbimi do të jetë më i mirë thotë për portalin preshevacom drejtori teknik i Ndërmarrjes Publike Moravica, Eroll Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për deponin e mbeturinave e cila është ilegale në Preshevë gjë për të cilën kanë marrë vërejtje edhe nga ispekorët republikan e cila me urdhër do të mbyllet në momentin e hapjes së transferstacionit të mbeturinave në vendin tonë.

Transferstacioni i mbeturinave do të realizohet në kuadër të Planit Investiv të pushtetit lokal ka thënë drejtori Mustafa.

Drejtori teknik i Ndërmarrjes Publike Moravica, Eroll Mustafa për portalin preshevacom ka rikujtuar se deponia momentale e mbeturinave në Preshevë tani ka sasi të madhe mbeturinash të cilat edhe po ndotin ambientin jetësorë./presheva.com/