SHPËRNDAJE

Hulumtimet e fundit të pulsit publik dëshmojnë se qytetarët e Kosovës po e humbin në vazhdimësi besimin në institucionet qeverisëse.

Në raportin e publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara- UNDP thuhet se kënaqshmëria e publikut në institucionet qendrore të vendit ka rënë, ndërsa gatishmëria për të protestuar për arsye politike është rritur. Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se posaçërisht papunësia dhe mungesa e liberalizimit të vizave janë preokupime kyçe të qytetarëve që kanë rritur pakënaqësinë ndaj qeverisjes në vend.

Drejtor i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj ka thënë se nëse nuk fillohet me përmirësim të jetës së qytetarëve do të rritet gatishmëria e qytetarëve edhe për protesta, pasi ata, sipas tij, kanë akumuluar me vite pakënaqësi pikërisht për shkak të mungesës së përparimeve dhe përmirësimeve në jetën e tyre të përditshme.