SHPËRNDAJE

Niveli i pjesmarrjes së qytetarëve në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është dukshëm më i ulët se mesatarja që është në tërë Republikën e Serbisë, ka treguar një hulumtim i fundit i CeSID.

“Kjo do të thotë se qytarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk kanë hapsirë të mjaftueshme në proceset e vendimmarrjes, çka është problemi kryesor” ka sqaruar Emilia Brkiq nga CeSID, duke shtuar se shumë hapsirë për përmirësim, si në nivelin e pushtetit lokal ashtu edhe për qytetarët.

Si shembull ajo ka marrë se në disa komuna dobët apo fare nuk ka këshilltore për të rinjë, zyre për të rinjë, persona të cilat merren me bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile apo janë të paplotësuara vendet e punës të cilat merren me barazinë gjinore, ka thënë Brkiq, transmeton presheva.com.

“Nga ana tjetër, qeverisjet lokale nuk bëjnë aq sa duhet për të zgjidhur këto probleme, ndërsa nga ana tjetër qytetarët janë pasiv, të painteresuar dhe nuk kanë asnjë informacion se si të marrin pjesë më aktiv në punën e qeverisjeve lokale” ka përfunduar ajo./presheva.com/