SHPËRNDAJE

Edhe Preshevarët kanë shprehë shqetësimin e tyre në lidhje me trenin që ishte nisur nga Beogradi drejt veriut të Mitrovicës.

Qytetarët e Preshevës konsiderojnë se ky ishte një akt provokues për stabilitetin e sigurisë në Kosovë duke e konsideruar si provokim.

“Ishte një provokim i radhës që qeverisë së Serbisë” thotë A.B për presheva.com.

A.M mendon se Serbia dëshiron të sillet me Kosovën sikurse në bahce të babës.

“Kur shikon si hyjnë e dalin zyrtarët serb në Kosovë të duket se Serbia hyn në Kosovë sikurse në bahce të babës. Tash edhe me trenin, duke mos rrespektuar sovranitetin kanë tentuar të hyjnë pa pengesa” ka thënë A.M për presheva.com.

Shumica e preshevarëve lavdërojnë edhe njësitë speciale të Kosovës duke vendosur edhe foto të shumta në profilet sociale me mbishkrimin “Krenar me ju”. “Kadal beg se ka hendek”.

Po të njejtin konsiderojnë se Kosova duhet të largoj edhe murin e ndërtuar në veri të Mitrovicë, edhe atë sa më parë. /presheva.com/