SHPËRNDAJE

R Kelly dhe shtëpia botuese RCA e Sony kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Media të ndryshme citonin burime duke thënë se kishte pasur një prishje të bashkëpunimit pas një marrëveshje mes të dy palëve, por që asnjë njoftim zyrtar nuk do të bëhet.

Zbulimi erdhi pas një dekade akuzash për sulme seksuale kundër fituesit të Grammyt.

Akuzat ishin temë e një dokumentari të quajtur “Surviving R Kelly”, i cili është shfaqur javë më parë në ekranet televizive.

Bëhet fjalë për një dokumentar prej gjashtë pjesësh që fokusohet tek gratë që e kanë akuzuar këngëtarin amerikan për abuzimin seksual gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu, dokumentari sjell një histori rreth marrëdhënies midis R Kelly dhe këngëtares së vdekur Aaliyah, e cila u martua me të kur ishte vetëm 15-vjeçare dhe këngëtari ishte 27 vjeç.