SHPËRNDAJE

Radio Televizioni i Kosovës, bazuar në raportet e njësisë së deminimit që ende po vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes, sonte është sulmuar me granatë dore.

Shpërthim në RTK, policia rrethon objektin

Mbrëmë rreth orës 22:00, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në RTK, saktësisht te transmetuesi i valëve.

Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat për të konstatuar shpërthimin në Radio Televizionin e Kosovës.

Në kohën e shpërthimit brenda hapësirave të RTK-së ka pasur gazetarë dhe staf tjetër të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm. Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz.

Stafi i RTK-së është duke pritur raportin e policisë për të dalë me versionin zyrtar rreth këtij shpërthimi./RTK