SHPËRNDAJE

25 mijë euro mjete këto që Qeveria e Shqipërisë i ka ndarë për restaurimin e objektit të KNSH-së dhe hapjen e Qendrës kulturore multifunksionale nuk do të shërbejnë vetëm për shqiptarët por do tu dedikohet të gjithë qytetarëve pavarësisht nacionalitetit ka bërë të ditur për portalin në gjuhën serbe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë, Ragmi Mustafa.

Pavarësisht postimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj se funksionalizimi i plotë i qendrës kulturore multidimensionale në komunën e Bujanocit do të ketë një funksionim tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimis kombëtare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe më gjerë.

” Ajo hapsirë do të shërbejë për seminare, ekspozita, punëtori, sektorin joqeveritarë ku do të mund ta shfrytëzojë vetëqeverisja lokale dhe organizatat tjera për aktivitetet e tyre, po e përsëris se nuk do ti dedikohet vetëm shqiptarëve” – është shprehur kryetari i KNSH-së, Ragmi Mustafa.

Kjo qendër do të jetë në përdhesën e ndërtesës e cila aktualisht është e pa shfrytëzueshme dhe se do të jetë e disponueshme për të gjithë Bujanocasit, ka thënë Mustafa për mediat në gjuhën serbe.

 

Këshilli i ministrave të Republikës së Shqipërisë ka vendosur marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtarë Shqiptarë dhe furnizimin e plotë të qendrës kulturore multidimensionale të këtij objekti në Komunën e Bujanocit, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Funskionalizimi i plotë i qendrës kulturore multidimensionale në komunën e Bujanocit do të ketë një funksionim tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimis kombëtare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe më gjerë.

Kjo qendër po ashtu do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në vitalizimin e shoqërisë civile në këtë hapsirë me vlerë të veçantë HISTORIKE ka thënë Cakaj.

Shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetjen e veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kulturore për shqiptarët e Luginës ka përfunduar Cakaj./presheva.com/