SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Rahim Rahmi në një intervistë për Titulli.com ka deklaruar ndër të tjera se pushteti aktual në komunën e Bujanocit ka mbetur mbrapa akoma me projekte të pa realizuara të cilët sipas tij ishin nisur në kohën kur me komunën e Bujanocit po udhëhiqte Partia Demokratike, e njëri ndër ta është edhe “ndërtimi i rrugës Muhoc – Zarbincë ne e kemi bërë projekt dokumentacionin dhe i kemi marrë të gjitha lejet e duhura” – thotë Rahim Rahimi.

Ai gjithashtu shprehet se projekti në fjalë është nisur me mjetet nga buxheti i 2016-së. Ai një ashtu ka akuzuar kryetarin e komunës së Bujanocit Kamberin se po i ik përgjegjësisë pasi PD ka kërkuar shumë herë sqarime për projekte të ndyshme por nuk iu është dhënë përgjigje deklaron ai.

Kurse sa i përket të punësuarve në administratën komunale ai thekson se të vetmit puntort që nuk janë larguar nga puna janë ata të cilët kanë kontrata, kurse të tjerët janë larguar si pasoj e “revanshizëmit”.

Subvencionet për bujqësi të ndara nga komuna e Bujanocit Rahimi thotë se janë të ndara për “shefa e kryeshefa” e që ka edhe nga ata të cilët edhe nuk jetojnë në komunën e Bujancit dhe se “as që e kanë punuar ndonjëherë bujqësinë” – tha Rahmi.

Për gjendjen ekonomike në vend ai thotë se mund të shihet edhe nga migrimi “Gjendja në ekonomi ka ngecur. Manifestimi më i mirë i ngecjes së zhvillimit ekonomik shihet me mirgrimin e të rinjëve si pasojë e mungesës së perspektivës”.

Ai thotë se përfituesit të cilët kanë marrë subvencione për hapjen e bizneseve të reja i mbyllën menjëherë pas dy muajve dhe të gjithë këta u kështëzuan që ti japin votën PVD-së në zgjedhjet e fundit për KNSH-në.

Kurse për “vjedhjen e shtesave fëmirore” ai thotë se është tendencë e pushtetit për ti mbrojtur “hajnat është edhe më shqetësuese. Paramendoni familjet që jetojnë në kushte të vështira socio-ekonomike, dhe iu merren shtesat e fëmijëve që iu takojnë me ligj” – deklaron Rahimi

Intervista e plot

Titulli.com: Partia Demokratike, nënkryetar i të cilës jeni ju dhe të cilën e përfaqësoni në Kuvendin Komunal, ka kërkuar disa here informacione shtesë për disa projekte. A keni marrë përgjigje dhe për çka konkretisht bëhet fjalë?

Rahimi: Partia Demokratike duke qenë pjesë e opozitës në këtë mandat ka luajtur një rol shumë konstruktiv në komunën e Bujanocit. Gjithmonë kemi ngritur çështje të rëndësishme që kanë për bazë interesin e përgjithshëm qytetarë.

Ju e dini, se projektet të cilat i ka filluar Partia Demokratike në pushtetin e kaluar ende kanë mbetur pa përfunduar si pasoje e neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë nga ana e organeve komunale.

Kujtoj që për ndërtimin e rrugës Muhoc – Zarbincë ne e kemi bërë projekt dokumentacionin dhe i kemi marrë të gjitha lejet e duhura. Kemi filluar proceduar e tenderimit, procedure kjo që ka marrë kohë, kurse këta vetëm e kanë nënshkruar.

Bile për fazën e pare kanë qenë të siguruara mjetet nga buxheti i vitit 2016, kurse zgjedhjet janë mbajtur në prill. Kontratën për shtratin e lumit Tërnoc dhe projektin e rreth rrotullimit së bashku me asfaltimin e rrugës në drejtim të Gjilanit e kemi nënshkruar ne, dhe ky projekt është kryer pjesërisht në vitin 2016, kurse kryesit të punës iu kanë bartur mjetet edhe në vitin 2018.

Shumë here kemi kërkuar sqarime në Kuvend, por asnjëherë s’kemi marrë përgjigje. Gjithashtu, edhe për transfer stacionin kemi pyetur nëse kanë nënshkruar ndonjë aneks kontratë, por prapë nuk kemi marrë përgjigje. Edhepse, kryetari i komunës  në vitin 2018 premtoi se në fillim të vitit 2019 do të raportojnë për të gjitha këto shpenzime, ja që tani kemi hyrë në muajt e fundit të këtij viti dhe ende nuk kemi përgjigje.

Ikja nga përgjegjësitë lë të kuptojmë shumë se çfarë ka ndodhur me ato para. Pavarësisht neglizhencës së pushtetit lokal, PD do të insistojë vazhdimisht të kërkojë se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve tanë.

Titulli.com: Partia Demokratike disa herë ka akuzuar vetqeverisjen lokale për revanshizëm ndaj punëtorëve shqiptarë në institucionet publike, por që të gjithë që i takojnë subjektit tuaj politik. Çka mund të na thoni diçka më konkrete rreth kësaj çështje?

Rahimi: Që nga marrja e pushtetit në Maj të vitit 2016, pushteti aktual i udhëhequr nga PVD ka filluar me largimin e të rinjëve dhe të rejave shqiptare nga puna si pasojë e revanshizmit. Nuk janë prekur vetëm ata me kontrata.

Një largim nga puna më ka ndodhur edhe mua personalisht, edhe pse në organ shtetëror. Në janar të vitit 2017 padrejtësisht nuk më është vazhduar kontrata e punës, kurse heshtja e pushtetit për këtë çështje ka lënë të dyshohet se është i përfshirë në këtë punë.

Në fakt, pushtetarët më kanë ftuar në biseda, por  jo për problemin tim, por për të pare nëse kam ndrruar bindje politike. Fatmirësisht, përmes gjykatës jam kthyer në vend të punës, ku dhe vazhdoj të punoj.

Rasti më i freskët i hakmarrjes politike ka ndohur me punëtorët shqiptarë në Ndërmarrjen Publike Komunalia, ku përshkak bindjeve politike janë larguar shqiptarët nga vendet e tyre të punës dhe janë degraduar tej mase sa që të gjithë të diplomuar janë sistemuar në sektorin e kanalizimit dhe grumbullimit të mbeturinave.

Ajo që është për të ardhur edhe  më keq, se vendin e tyre e zunë punëtorë të nacionalitetit serb. Pastaj, të gjithë ata punëtorë që u larguan padrejtësisht nga vendet e tyre të punës, pasi fituan kontestin gjyqësor u kthyen në vendet e tyre.

Ky veprim i errët i udhëheqësisë së Komunalisë i ka kushtuar me miliona dinarë buxhetit të komunës, shpenzime këto që u takojnë pales së dëmtuar në emër të kompenzimit. Për të mos mjaftuar me kaq, ata janë hakmarru përsëri duke i kthyer përsëri në vendet e mëprashme.

Unë mendoj se ky pushtet ka marrë një rrugë të mbrapsht. Përkundër vendimit të gjykatës për t’i kthyer punëtorët në vendet e tyre të punës, ata veprojnë kundër të gjithëve vetëm për t’u hakmarrë ndaj atyre që nuk janë në një vijë me pushtetin lokal.

Titulli.com: Z. Rahimi, subvencionet e ndara për bujqësi janë temë e keqpërdorimeve nga partia që përfaqësoni. Cilat janë dyshimet apo konkluzionet?

Rahimi: Shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së zyrtarisht ka kërkuar nga komisioni për ndarjen e subvencioneve për bujqësi informacione rreth ndarjes së këtyre subvencioneve qysh në vitin 2018.

Kemi kërkuar kush kanë qenë përfituesit, cila ka qenë vlera e tyre financiare, nga janë ata bujq, si dhe cilat kanë rezultatet nga implementimi i këtij konkursi. Dyshimet tona për keqpërdorime kanë rezultuar të jenë të vërteta.

Tanimë ato nuk janë vetëm dyshime, por janë më së të vërteta se këto subvencione janë keqpërdorur nga zyrtarë komunal dhe partiak të partisë në pushtet. Në mesin e shumë përfituesve ka edhe shefa e kryeshefa, punëtorë të admnistratës, të ndërmarrjeve publike.

Madje, ka nga ta që edhe fare nuk jetojnë në komunën e Bujanocit, e disa të tjerë as që e kanë punuar ndonjëherë bujqësinë. Ne kemi të gjitha të dhënat në lidhje me këto keqpërdorime, andaj lehtë mund t’i dokumentojmë.

Edhe pse u ndanë miliona për këtë fushë, rezultatet nuk shihen në terren. Kjo edhe përshkak se nuk mund të japin rezultate në bujqësi ata të cilët mbajnë pozita udhëheqëse në këtë pushtet.

Titulli.com: Zhvillimi ekonomik pothuajse ka stagnuar. Hiç më mirë nuk qëndron as ndarja e mjeteve për ndërmarrësi. Çka mund të na thuani për subvencionimin e ndërmarrjeve private nga buxheti komunal. Sa po ndikojnë këto në zhvillimin e ekonomisë?

Rahimi: Gjendja në ekonomi ka ngecur. Manifestimi më i mirë i ngecjes së zhvillimit ekonomik shihet me mirgrimin e të rinjëve si pasojë e mungesës së perspektivës.

Subvencionet e ndara nga komuna më shumë i ngjasojnë ndihmës sociale për bizneset lokale se sa subvencione për një zhvillim të vërtetë ekonomik.

Vetëm vitin e kaluar në emër të programit Start up, 27 përfitues që morën subvencione për të hapur biznese dështuan që në fillim, pasi që brenda 2 muajve i ç’lajmëruan bizneset e tyre, kurse komisioni komunal i përbërë nga anëtarë të këtij pushteti kushtëzuan përfituesit që të japin votën për PVD-në në zgjedhjet e KNSH-së që u mbajtën vitin e kaluar, meqë edhe mjetet iu ishin ndarë në pragë të këtyre zgjedhjeve.

Gjithashtu, edhe këtë vit, vonesat e në ndarjen e mjeteve vetëm shtojmë polemikat se mund të ketë keqpërdorime. E si mund të mos ketë dyshime për keqpërdorime, kur konkursi është shpallur në muajin shkurt, kurse tash jemi në shtator edhe ende nuk janë ndarë paratë.

Ndoshta po presin edhe kësaj here t’i ndajnë sa më afër afatit të zgjedhjeve. Krejt çka dua të them, se ky pushtet nuk është i përkushtuar për zhvillim të vërtetë ekonomik. Ata gjithçka e përkthejnë në këmbim të votës.

Titulli.com: Partia Demokratike ka ngritur rastin për vjedhjen e shtesave fëmijërore në admnistratën komunale. Siç e dijmë, është formuar një komision hetimor brenda komunës, por ende pa rezultate. Si e shihni heshtjen e organeve komunale në lidhje me këtë rast?

Rahimi: Vjedhja e kafshatës së fëmijëve përbën aktin më të ligë që ta mund ta bëjë një person apo një pushtet. Edhepse tashmë të gjithë e dijnë se një vjedhje e tillë ka ndodhur, madje njihen edhe personat që kanë kryer këtë vjedhje, pushteti lokal ka vendosur të hesht.

Vet kryeshefi i administrtatës ka dëshmuar në Kuvendin Komunal se e dijnë që ka ndodhur vjedhja dhe për këtë arsye është formuar një komision hetimor, por ende pa rezultate. Në fakt, rezultatin e dijnë të gjithë, por tendeca e këtij pushteti për t’i mbrojtur hajnat është edhe më shqetësuese.

Paramendoni familjet që jetojnë në kushte të vështira socio-ekonomike, dhe iu merren shtesat e fëmijëve që iu takojnë me ligj. Paramendoni sikur nesër një gjë e tillë t’i ndodhë edhe fëmijëve tanë?

Çfarë të flasim më shumë për njerëz të këtillë që janë në hierarkinë komunale por edhe partiake të partisë bartëse të pushetetit. No comment!

Titulli.com: Dhe krejt në fund, rinia e PD-së ka ndërmarrë disa aksione muaj më parë. Sa është në gjendje PD t’i ofrojë mbështetje rinisë dhe cila është hapësira për të vepruar?

Rahimi: Sic keni përcjellur edhe ju, rinia e PD-së ka ndërmarrë disa aksione në terren për t’ia kujtuar pushtetit punët të cilat i ka për obligim ndaj qytetarëve.

Sa i përket hapësirës së rinisë në PD, mund ta vëreni se dy nënkryetarët e PD-së duke më përfshirë dhe mua jemi të moshës së re, gjithashtu edhe sekretari gjeneral është i ri. Prandaj, PD është një shtëpi e madhe, ku ata që dojnë të japin kontributin për këtë vend janë gjithmonë të mirëseardhur./presheva.com/