SHPËRNDAJE

Presidentja e Senatit italian, Elisabetta Alberti Casellati me një ceremoni festive kulturo- artistike ka filuar vitin 2020.

Në këtë ngjarje ajo kishte të ftuar autoritete të larta shtetërore dhe të ftuar nga bota kulturore, akademike, diplomatike, etj.

Në këtë event mori pjsë edhe Muharrem Salihu si përfaqësues i komunitetit shqiptar në Serbi dhe mbështetës i kulturës Italiane.

Ngjarje kjo e cila u përcoll me shumë interes nga Corriere della Sera dhe RAI ku prezent ishte edhe vet presidenti i Rai-t z. Marcello Fao.

Me presidentin e Rai-t, zoti Salihu ka biseduar për gjendjen e persekutimit të shqiptarëve në Medvegjë përmes pasivizimit të adresave.

Zoti Fao i cili drejton një medium me shumë ndikim në Itali ka premtuar hapsirë mediatike për t’i dhënë kujdesin e merituar kësaj dukurie barbare thotë për preshevacom, Muharrem Salihu./presheva.com/