SHPËRNDAJE

Rainca është njëra ndër bashkësitë lokale që ka realizuar më së shumti projekte infrastruktrore në kuadër të pushtetit lokal i Preshevës. Asfaltimi i rrugës që shpie tek varrezat dhe rregullimi i shtratit të lumit në këtë lokacion ishin kërkesa të kahmotshme të raincasve, kërkesa të cilat tani u realizuan tha kështu për portalin preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Adaptmi dhe funksionalizimi i objektit multi kompleks duhet të jetë në shfrytëzim në kohën sa më të shpejtë duke plotësuar nevojat e banorëve të kësaj bashkësie lokale. Sipas ekzekutivit në këtë objekt do të funksionojë edhe dega e bibliotekës së qytetit. Për vitin 2019 planifikohet rregullimi i parkut në fshtin Raincë, rrethojat përskaj shtratit të lumit duke parandaluar aksidentet eventuale dhe qëllimi imediat i pushtetit lokal sipas Arifit është që kjo bashkësi lokale të gëzojë sistemin e rrymës të tensionit të lartë duek ndihmuar prodhuesit vendorë që drejtojnë kompani private në Raincë.