SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në samitin e Ohrit gjatë vikendit duke folur për nismën e “Western Ballkan Shengen”, deklaroi se njohja e diplomave në Luginë të Preshevës nuk duhet të varet edhe nga BE-ja, por sipas tij kjo punë duhet të përfundojë.

“Pse duhet të presim edhe 5 apo 15 vjet të tjera për diplomat dhe gjatë vizitës sime në Beograd kam ndaluar edhe në Preshevë. I kam premtuar shqiptarëve të Preshevës të përgatiten sepse diplomat e tyre do të njihen. Ata mund të jetojnë atje të punojnë atje me diploma të marra në Shqipëri. Po për ata kush mendon ?, po çështja e tyre si zgjidhet ?, duke u larguar apo vetpërjashtuar, duke i thirrur kohërave të vjetra. Kemi 5 vjet që biem dakord nëpër dokumente që nuk zbatohen të konsiderohen si pengje” – tha Rama.

Ai ndër të tjera duke folur për “Shengenin e Ballkanit” deklaroi se vendet në fjalë janë në fazën finale të proceseve.

“Do presim të hyjmë në BE që pastaj shqiptarët e rinj që studiojnë nga Lugina e Preshevës që studiojnë në Shqipëri, të mundin me diplomën që marrin të punojnë në vendin e tyre. Do presim BE-në për të qenë njerëz të lirë në një territor që të paktën kemi mundësi të vendosim vetë?. Në vend të themi sa mirë që pas një periudhe kur nuk e njihnim dhe as takonim njeri-tjetrin, kemi arritur në fazën që po finalizojmë disa procese që kemi rënë dakord në letër, fillojmë dhe fantazojmë” – tha Rama.