SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për media me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres mjaftueshëm në shumë fusha për t’ë patur derën e hapur drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Kryeministri Rama ka treguar se e informoi Juncker për rezultatet që ka nisur të japë procesi i Vettingut, ku deri më tani janë larguar nga sistemi i gjyqësorit 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta.

Rama ka vlerësuar edhe kryeprokuroren Arta Marku, duke thënë se me ardhjen e saj janë hapur dosje që flinin në prokurori.

Deklarata e Ramës:

Ne u takuam në dhjetor në Bruksel dhe unë sot pata kënaqësinë ta informoj nga afër presidentin për zhvillimet e reja dhe ecurinë e reformave dhe sigurisht vendosmërinë e Shqipërisë për të ecur drejt Bashkimit Europian.

Siç e dini, komisioni ka rekomanduar qysh në nëntor të 2016-ës çeljen e negociatave të anëtarësimit mes Shqiperisë dhe BE, duke nënvizuar domosdoshmërinë e çimit përpara të reformës në drejtësi dhe zbatimin konkrestisht të procesit të vettingut. Në momentin e ndaljes së atij rekomandimi ne nuk kishim nisur punën konkrete për vettingun. Gjë që po ndodh, E informova se sot plot 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta të gjyqësorit shqiptar janë tërhequr nga procesi i vetingut. Pra nuk do të jetë më pjesë e sistemit gjyqësor. Një provë e qartë që sistemi i vettingut ka nisur të funksionojë.

Nga ana tjetër e informova poashtu se presim edhe çeljen e çështjeve konkrete dhe rezultateve konkrete nga ana e vetë komisioneve të vettingut. Kanë ndodhur edhe disa gjëra të tjera të rëndësishme, operacioni “Forca e Ligjit”, reforma e rregullimit të barrës së burokracisë për qytetarët, me efekt në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu ka hyrë në proces një transformim rrënjësor një proces i transformimit të marrdhënieve të shqiptarëve me drejtësinë, me kryeprokurorin e ri dhe çeljen e një sërë dosjesh që flinin prej kohësh.

Reformat tona nuk janë të detyrueshme se i kërkon Brukseli, por i kërkon Shqipëria dhe ia kemi borxh një gjenerate tjetër.

Ne e kemi thënë dhe unë dua ta përsëris, besojmë se e meritojmë dhe shpresojmë qe vendet anëtare do t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës për çeljen e negociatave.