SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur gjatë fjalimit të tij në Kuvend ditën e sotme të sulmojë presidentin Ilir Meta për shkak të vendimit që ai mori për ndërprerjen e zgjedhjeve.

Sipas Ramës, presidenti Meta ka marrë të gjithë postet e mundshme në Shqipëri, por asnjë prej tyre nuk i ka mjaftuar.

“Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria? Kujt më shumë se Ilir Metës i ka dhënë Shqipëria.

Është bërë pa mbushur 50 vjeç kryeministër, kryetar i Kuvendit dhe president. Kujt i janë falur përçarjet, hiletë, skandalet? I është dhënë mundësia që të rilindë i burrëruar, i kthjelluar.

Historia e Shqipërisë nuk njeh një tjetër politikan me të cilin vendi të jetë treguar kaq shpirtgjerë. Iliri është mësuar keq, duke u bërë vend e pa vend protagonist. Meta nuk mjaftohet asnjëherë me atë që ka, edhe mbret po të shpallej, prapë se prapë ai nuk do të ndihej mirë e nuk do të qëndronte drejtë”, u shpreh Rama.