SHPËRNDAJE

Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore, Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes. I nominuar për çmimin Nobel, fitues i çmimit Princi Asturias e një sërë të tjerësh, Ismail Kadare është padyshim një ndër shkrimtarët më të mëdhenj në botë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në urim me rastin e 83-vjetorit të lindjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare. Rama shkruan se Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore. ”Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”, shkruan kryeministri Edi Rama.