SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.
Ai e ka quajtur refuzimin e presidentit jo kushtetues dhe të turpshëm.
“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm.

Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama në Twitter.