SHPËRNDAJE
Realizimi i projekteve të ndryshme nga kompanit e huaja në territorin e komunës së Bujanocit ka shtyer sipërmarrësit vendorë që të reagojnë duke thënë se, e kanë humbur besimin te pushteti lokal dhe se sipas tyre ky pushtet nuk është i interesuar që të ndihmojë në zhvillimin e ndërmarrjeve private lokale në komunën e Bujanocit. Ragmi Ramadani nga Tërrnoci, pronarë i ndërmarrjes private “Dekor” është një ndërmarrës i suksesshëm i cili i ka humbur të gjitha shpresat se ky pushtet mund të përmirësojë gjendjen e vështirë ekonomike në komunën e Bujanocit.
Në një bisedë për Presheva.com Ramadani është shprehur se, “Ky pushtet me metoda të ndryshme po mundohet që kompanitë lokale ti injorojë nga projektet, duke ia dhënë të njetit kompanive që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë jasht komunës sonë, por njëkohësisht edhe taksat i paguajnë komunave ku veprojnë, e pra cila është levërdia e këtij pushteti nga kjo gjë?” thotë Ramadani. I pyetur se a kishte konkuruar në ndonjë projekt, ai përgjgjet, “kur pushteti don të neglizhojë është shumë e lehtë, më kanë ftuar që të konkurojë në tre projekte, aty nuk nuk kam patur të drejtë të konkurimi, në bazat e asfaltit, sepse e kanë ditur që nuk do të konkurojë, në një mënyrë vetëm që të manipulojnë me mua”, është shprehur Ramadani.

Sipas tij për dy vite radhazi pushteti akltual nk e ka parë të udhës që ta angazhojë këtë ndërmarrje në asnjë projekt për ku është e specializuar, edhe pse një numër të madh të këtyre projekteve i kanë reaziluar kompanitë që nuk janë nga komuna e Bujancit. Ramadani përmedni edhe projektin e parkut në Tërrnoc i cili sipas të dhënave të paraqitura nga pushteti lokal ka kushtuar 5.5 milion dinarë, ku punkyes ka qenë një kompani jasht komunës së Buajnocit. Ramadani është mirë i njohur me këtë projekt dhe punën e cila është kryer në të, sepse në deklaratën për Presheva.com, është shprehur se kjo është fusha e specializuar e kompanis së tij dhe një punë të tillë ai do ta kishte kryer për pothuajse gjysmën e mjeteve finansiare.
“Një punë të tillë do ta kisha kryer për 3 milion dinarë, por se si kanë patur llogari që një kompanie jashtë Bujanocit të ia japin një projekt të tillë me vlerë 5.5 milion dinarë, rreth 47.000.00 euro, dhe mos ti ofrojnë kompanive lokale këtë nuk po mundem ta kuptojë edhe pse ka një prapavijë e cila lidhet me mjetet financiare” është shprehur pronari I “Dekor”-it. Vlenë të theksohet se, dallimi mes ofertës të cilën e ka cekur Ramadani në deklaratë për Presheva.com dhe mjeteve të cilat i ka investuar pushteti lokal është 2.5 milion dinarë, rreth 21.000.00 euro.
Presheva.com e ka kontaktuar edhe një kompani tjetër lokale, e njohur për redaksinë, e cila kishte konkuruar në këtë projekt pothuajse me të njetën vlerë të cilën e ka cekur Ramadani, por pushteti lokal prapë ka vendosur që kompanisë nga komuna e Preshevës t’ia jepë projektin me vlerë prej 5.5 milion dinarë. Ramadani kompania e të cilit është e specializuar për rregullimin e parqeve dhe shtruarjen e pllakave, gjatë bisedës e ka përmendur edhe rregullimin e shtesës së sheshit në qendër të Bujanocit për të cilën pushteti lokal ka investuar rreth 8.5 milion dinarë apo 72.000.00 euro, e që kompania DEKOR pa kurfar problem do ta kishte kryer me 1.5 milion dinarë më pak se shuma e cekur.
Ka edhe projekte të tjerë të cilët Ramadani i ka cilësuar që janë realizuar në mënyrë jo transparente, sikurse e ka përmendur projektin e rregullimit të përroit në lagjen “Gash” në Tërrnoc të cilin sipas tij e ka fituar një kompani që fare nuk e ka në veprimtarinë e vetë këtë fushë, ndërsa më pas punën ia ka shitur kompanive nga Llopardinca dhe Vranjë, duke i anashkaluar ato nga Tërrnoci. Ramadani premton se do ta suprizojë këtë pushtet kur do të vijë koha e zgjedhjeve, ndërsa ia rikujton borxhin që ka pushteti lokal ndaj tij nga periudhat e mëhershme. Kompania “Dekor” gjatë sezonit të punës punëson deri në 33 punëtorë, gjegjësisht 33 familje të komunës së Bujanocit sigurojnë të ardhura, por prapë mbetet e anashkaluar nga Pushteti lokal./presheva.com/