SHPËRNDAJE

Edhe pas dy dekadave të daljes në skenë të UÇPMB-së, për Naim Ramizin ish-ushtarë i UÇPMB-së i cili vuajit dënimin në burgjet serbe tash i përndjekur, çështja e shqiptarëve ka mbet pezull, kësaj i kanë kontribuar edhe përçarjet e liderëve shqiptarë, kurse Sërbia gjithmon ka me qenë jo veç e shurdhër por edhe e verbër kur janë në pyetje Shqiptarët    

Presheva.com: Z. Ramizi, cili ishte synimi ytë kur vendose që ti bashkoheshe radhëve të UÇPMB-së?

Ramizi: Synimi im dhe bindja ime e vetme atëherë ka qenë bashkangjitja me Kosovën, synim për të cilin unë skam pushuar kurrë se punuari dhe nuk do të pushoj derisa ky synim të jetesohet.

Presheva.com: UÇPMB ishte shpresa e vetme, të paktën ky ishte synimi i kësaj kauze, e cila do ti sillte lirinë shqiptarëve në Luginë të Preshevës. A mendoni se kjo liri sot pas 20 vitesh është e plotë?

Ramizi: Ne besonim dhe shpresonim se UÇPMB-ja ishte alternativë e vetme ngaqë mundësi tjetër nuk kishte.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, numër i madhë i forcave paramilitare sërbe u dislokuan në Luginë ku filluan të ushtronin dhunë dhe represion të paparë ndaj popullsisë së pafajshme.

Lindja e UÇPMB-së ishte domosdoshmëri e kohës, ishte nevojë emergjente për t’iu kundërpergjigj dhunës dhe terrorit serb.

Liria për të cilën unë dhe gjithë shokët e mi ëndërronim atëher është largë. Lufta përfundoi si përfundoi e bashkë me të përfundoi edhe dëshira jonë por asnjëher qëllimi për të cilin ishim nisur 20 vjet më parë.

Presheva.com: Një pjesë të jetës suaj e keni kaluar në burgjet serbe, edhe përkundër amnestisë për ish-ushtarët e UÇPMB-së, ju prap jeni i përndjekur, ngjarjet në Luginë detyorheni ti shoikoni nga një këndvështrim tjetër, pa të drejtë të jeni drejpërdrejt i përfshirë në dhënien e kontributit tuaj. Sa e vështirë kjo për ju?

Ramizi: Unë kam kaluar pjesën më të mirë të jetës sime në burgjet serbe pra moshën e rinisë. Arrestimet, dënimet keqtrajtimet kaluan nëpër trupat tonë por ne ia dolëm sepse në burgje lindin ëndrrat më të mira për lirinë.

Edhe pas gjithë këtyre viteve Sërbia na mbanë në listën e të kërkuarve dhe si pasojë ne i mungojmë vendit që e duam i dhamë dhe do ti japim gjithmonë. Sa e sa herë ndjejmë mallë e skemi ku ta shuajmë përveç se të afrohemi afër dhe të drejtojmë shikimin kah ata male që dikur ishim të zotët e tijë.

Po bëhen 15 vjet që jetoj në Prishtinë e zemra më rrah për Luginë. E sa i përket zhvillimeve atje unë jam i mësuar me qenë aktorë dhe po e kamë shum të vështirë me qenë spektator edhe pse edhe prej këtu unë nuk rri rehat pa u përzi.

Disave, inkuadrimi im nuk iu pëlqen dhe më këshillojnë të qëndroj neutral sa i përket skenës politike atje, këtë ma kërkojnë shumë herë edhe familjarët e mi por unë smundem të qëndroj i painkuadruar, sepse nuk kam qëndruar kurr as atëherë kur u kon shum zor me kon i inkuadruar.

Presheva.com: Shpesh është folur për shkëmbim teritoresh, e her her edhe Referendumi i vitit 1992, bashkangjitje me R.Kosovës. Kaluan dy dekada as njëra dhe as tjetra, mos vallë mund të lindë ndonjë opsion i tretë?

Ramizi: Unë mendoj që pika referente për zgjidhjen e statusit final të Kosovës Lindore duhet të jetë referendumi i 1 dhe 2 marsit 1991 ku më se 95% e qytetarëve u deklaruan pro bashkangjitjes me Kosovën.

Perfshirja e Luginës në negociatat finale mes Sërbise dhe Kosovës mendoj se një herë e mirë do të kishte vendosur pikat mbi “I” dhe kështu edhe do të arrihej stabiliteti i nevojshëm dhe do të zgjidhej problemi shekullor shqiptaro-serb.

Presheva.com: Skena politike në Luginë të Preshevës është munduar disa herë që të lëvizë gurët në tavolinën e bisedimeve me Sërbinë, sikurse edhe gjatë takimeve me ndëkombëtarët, por akoma kemi një situatën e cila nuk është në favor të shqiptarëve. A mendoni se lidershipi shqiptarë ka bërë sa duhet?

Ramizi: Skena politike në Luginë në rradhë të parë duhet të tejkaloj inatet dhe përçarjet e brendshme, në mënyrë që të kalojë në nivel tjetër.

Perderisa janë njëra thumbit e tjetra patkoit unë mendoj se ato as nuk e kanë seriozisht këtë çështje. Lidershipi shqiptarë është përgjegjës për secilin dështim pas majit të vitit 2001 kur negociatat nga mali kanë zbritur në fushë.

Faktori politik shqiptarë ka harruar për misionin jetik që i është besuar, ata kanë filluar të mirren mes veti dhe kanë harruar plotësisht se nuk e kanë as kohën e as komoditetin të mirren mes veti. Sido që të jetë përgjegjësia do të bie mbi liderët që sindromën e perçarjes e mbjollën edhe në popull.

Presheva.com: Zgjedhjet e fundit në Komunën e Medvegjës, na bënë të qartë se çfar mund të jenë pasojat edhe me dy komunat tjera, sidomos me Bujanocin. Sipas jush, në këtë rast faji a bie vetëm mbi shtetin serbe?

Ramizi: Zgjedhjet e fundit në Medvegjë janë këmbanat dëshpëruese që bien për t’i zgjuar nga gjumi i thellë dhe për të i nxjerrë nga zgafellat e lakmisë liderët e atjeshëm.

Ora për ta ka filluar numrimin mbrapsht, nëse vazhdon ky trend i pasivizimit të vendbanimeve për qytetarët e Bujanocit edhe Bujanoci do të ketë fatin e Medvegjës.

Kohëve të fundit pas përpjekjeve të qeverisë Shqiptare liderët politikë kanë arritur një marrveshje për të garuar me një listë të përbashkët për përfaqesim në nivelin qëndrore përderisa në nivel lokal bashkëqeverisin me serbët.

Pra edhe sa i përket këtyre tentativave unë jamë skeptik se mundë të ketë unifikim të faktorit politik në Lugine pa ikur ata që i kontribuan ndarjës dhe përçarjes ndërshqiptare.

Presheva.com: Z. Ramizi, shqiptarët e Luginës kanë dy shtetet që i përkasin të njejtës kombësi, Kosovën dhe Shqipërinë, por si pakicë në Sërbi mbesin ndër më të diskriminuarit në Evrope. Mos vallë pak jemi duke trokitur në dyert e tyre, apo ato janë të shurdhët ndaj kërkesave të Luginës?

Ramizi: Shqiptarët kanë dy shtete thua ti, edhe une them se i kanë dhe prej tyre tash për tash nuk mund të presim asgjë më shum se përkrahje morale.

Në rradhë të parë të dy shtetet kane probleme serioze të brendshme e në radhë të dytë spektri politik nga Lugina ka qenë i pa aftë me kriju politika bashkëpunuese me qeveritë rrespektive sepse ata kanë shku atje, kanë folë për njani tjetrin si gratë në kanagjeq, ata kanë bo garë kush me kend po del në foto, përderisa kemi përfaqësues të këtij niveli edhe situata ka me shku veq tu u bo më keq.

Unë jame i vetëdijshëm që Sërbia dhe qeveria e saj gjithmon i ka shti “vesht në lesh” kur ka pasë të bëjë me kërkesat e shqiptarëve kjo nuk është kurgjo e re.

Serbia kurr ska me i ndryshu politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve, pa presion Ndërkombetarë nuk do të ketë lëvizje, këto janë portat ku duhet trokitur nëse ka kush të trokasë, po mendoj nëse nuk janë të nxanun tu u marrë me njani tjetrin.

Përndryshe Sërbia gjithmon ka me qenë jo veç e shurdhër por edhe e verbër kur janë në pyetje Shqiptarët!/presheva.com/