SHPËRNDAJE

Ramos

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, pas ndeshje ka thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren në takimin ndaj Romës në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve.

“Mbretërit” arritën të fitonin me rezultat 2 me 0 falë golave të Cristiano Ronaldos dhe Jeses.

“Jemi të lumtur me punën individuale, por më shumë me përpjekjet ekipore. Dolëm që nga minuta e parë me një plan që të mbajmë topin dhe bëmë hap të madh me këtë fitore. Gjatë pauzës vendosëm që të kërkojmë më shumë topin. Goli i Ronaldos erdhi në kohë të duhur. Jemi në rrugë të duhur, duhet të vazhdojmë të punojmë bashkë”, ka thënë Ramos pas takimit.