SHPËRNDAJE

 

Gjatë ditës së djeshme kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi dhe kryeshefi i urbanizmit Abedin Raqipi për të tretën herë janë takuar me pronarët e parcelave përskaj se cilave kalon rruga Turi – Lluçan, punimet e së cilës janë ndërprerë për shkak të mos koordinimit të duhur me pronarët dhe mos përcaktimit të pikave kufizuese katastrale të kësaj rruge qysh në fillim të punimeve, të cilën reshjet e shiut dhe vërshimet e zhavorit disa pjesë të rrugës i kanë zhvendosur nga pozicioni fillestarë duke i shkaktuar dëme disa pronarëve të parcelave në anën e poshtme të rrugës.
Sipas kryeshefit të urbanizmit Abedin Raqipit, “kjo rrugë qysh në fillim të ndërtimit ka filluar mbrapshtë, nuk janë vendosur pikat kufizuese katastrale dhe nuk ka patur marrëveshje me pronarët e parcelave përskaj së cilave kalon kjo rrugë. Nëse ne do ta sfaltonim në gjendjen që ëhstë tash kjo rrugë, ka mundësi që ndonjë nga pronarët nesër do të ngris padi për arsyeje se rruga kalon në pronën e tij dhe kjo do ti kushtojë mjete shtesë buxhetit komunal”
Sipas Raqipit mund të ndodhë që me rebalans të buxhetit këto mjete të barten në ndonjë pozicion tejtër nëse pronarët e parcelave nuk arrijnë një gjuhë të përbashkët dhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje, sepse në gjendjen aktuale siç është tani kjo rrugë nuk mund të asfaltohet.
Kryeshefi thotë se do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me banorët edhe pse është skeptik se kjo rrugë mund të kryhet pa një marrëveshje pronësore.
Vlenë të theksohet se kontrata mbi asfaltimin e kësaj rruge është nënshkruar në maj të vitit 2019 nga përbërja e kaluar në vlerë prej 6.1 milion dinarë, por që nga ajo periudhë e deri më sot nuk ëhstë kryer asfaltimi, edhe pse ishte thënë se fëmijët e fshatit Turi më nuk do të ecin në baltë për të shkuar në shkollë në fshatin Lluçan.