SHPËRNDAJE

”Gjuha e trupit që unë shoh tek Vuçiq dhe Thaçi po më tregon se ata kanë një marrëveshje mes tyre për korrigjim kufijsh”, thotë Rashiq për Top Channel.

”Ata po vazhdojnë tensionet duke kërkuar kërkuar momentin kur ne në Ballkan të themi ‘vetëm të mos ndodhë dicka e keqe se e nënshkruajmë çdo gjë”.

Rashiq ka folur edhe për gjendjen në Veri të Kosovës, derisa ka deklaruar se atje ka një vakum ligjor dhe për këtë, fajtor janë ndërkombëtarët.

Rashiq është një serb që punon çdo ditë me shqiptarët e Kosovës, ai thotë se nuk ka dallime mes tyre.

Por qëndrimet e tij e kanë penalizuar rëndë në raport me Beogradin zyrtar. Rashiq e quajnë tradhtar të serbëve, të pabesë dhe që punon për interesat e Prishtinës.

Ndryshe nga serbët e Veriut që nuk i njohin institucionet e Prishtinës, në jug të Kosovës ka një pakicë të serbëve që janë pothuajse të mohuar nga Beogradi dhe presidenti Vuçiq.

”Ne kemi 2 fytyra të Beogradit, një zyrtar dhe një jozyrtar dhe më kanë sulmuar fort”, thotë Rashiq.

Nenad Rashiq, i cili ka shërbyer 8 vjet si Ministër dhe deputet në qeverinë e Thaçit, ndërsa sot ai drejton një Parti që përfaqëson serbët e Jugut.

Ai di të flasë një shqipe të kuptueshme, dhe këtë e shpjegon se ku e ka mësuar.

“E kam mësuar gjuhën shqipe duke punuar në ‘Coca Cola’ me shqiptarë”, thotë Rashiq.

Korrigjimi i kufinjëve/ Flet për Top Story "tradhëtari" serb Nenad Rashiç

Korrigjimi i kufinjëve/ Flet për Top Story "tradhëtari" serb Nenad RashiçEkipi i Top Story udhëtoi në Graçanicë, për të takuar një ish zyrtar serb në qeverinë që dikur drejtohej nga Hashim Thaçi. Ky është Nenad Rashiç, i cili ka shërbyer 8 vjet si Ministër dhe deputet në qeverinë e Thaçit, ndërsa sot ai drejton një Parti që përfaqëson serbët e Jugut. Ai di të flasë një shqipe të kuptueshme, dhe këtë na e shpjegon se ku e ka mësuar. "E kam mësuar gjuhën shqipe duke punuar në Coca Cola me shqiptarë", thotë RashiçRashiç është një serb që punon çdo ditë me shqiptarët e Kosovës. Ai thotë se nuk ka dallime mes tyre. Por qëndrimet e tij, e kanë penalizuar rëndë, në raport me Beogradin zyrtar. Rashiç e quajnë tradhtar të serbëve, të pabesë dhe që punon për interesat e Prishtinës. Ndryshe nga serbët e Veriut që nuk i njohin institucionet e Prishtinës, në jug të Kosovës ka një pakicë të serbëve që janë pothuajse të mohuar nga Beogradi dhe presidenti Vuçiç."Ne kemi 2 fytyra të Beogradit, një zyrtar dhe një jozyrtar dhe më kanë sulmuar fort", – Thotë Rashiç.Rashiç është kundër presidentit Vuçiç, për bashkimin e veriut me Serbinë. As Ujmani dhe as Trepça, nuk duhet të jenë shkak për ndarjen e Veriut. Top Story e pyet ish – zyrtarin serb, për idenë e re, atë të korrigjimit të kufijve, debat ky i ndezur nga kryeministrat Vuçiç dhe Thaçi."Gjuha e trupit që unë shoh tek Vucic-Thaci më duket se ata kanë një marrëveshje mes tyre për korrigjim kufijsh", – tha Rashiç.Rashiç, flet edhe për gjendjen në Veri të Kosovës. Sipas tij, atje ka një vakum ligjor dhe për këtë, fajtor janë ndërkombëtarët.

Gepostet von Top Story në Top Channel am Mittwoch, 24. Oktober 2018