SHPËRNDAJE

Nëse 37 të akuzuarit e Kumanovës shpallen fajtor për veprën për të cilën akuzohen dhe nëse gjykata vendos që harxhimet gjyqësore t’i paguajnë të kryerësit e veprës, atëherë të akuzuarit do të duhet që të paguajnë mbi 3 milionë euro transmeton Alsat-M.

Në shumicën e rasteve të akuzuarit paguajnë shuma simbolike në rast se konstatohet se nuk e kanë gjendjen mirë financiare . Pas përfundimit të gjithë procedurës gjyqësore dhe pas sjelljes së vendimit nga ana e gjykatës, patjetër që do t’i obligoj të dënuarit që të paguajnë harxhimet e gjykatës.

Por kjo nuk është e thënë se të njëjtët, nëse sjellin dëshmi se kanë probleme financiare, atëherë mund të paguajnë vetëm në formë simbolike- deklaroi Asmir Alispahiç, avokat në rastin e Kumanovës. Sipas avokatit Alispahiç dëmshpërblim kanë paralajmëruar edhe pjesëtarët e policisë të cilët janë të lënduar në luftimet e lagjes së trimave dhe familjarët e të ndjerëve.