SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka insistuar se janë të pakuptimta spekulimet e mediave se ai është duke u përgatitur për t’i kryer testet mjekësore me Real Madridin.
Një emision futbolli në Spanjë pohoi në fillim të javës se Icardi kishte arritur marrëveshje me Real Madridin dhe se do t’i kryente testet mjekësore në dhjetor, por kapiteni i Interit i ka mohuar këta zëra dhe ka ripërsëritur se është i dashuruar me “Zikaltrit”.

“Vizita mjekësore në Real? Gjepura”, ka thënë Icardi për Gazzetta dello Sport.

“Të jem i qartë për këtë, jam shumë mirë në Milano, të gjithë e dinë këtë. E dua qytetin, po luaj dhe po shënoj shumë gola dhe jam kapiten i një skuadre të madhe: [Interi] është i rëndësishëm për mua”, ka shtuar ai.