SHPËRNDAJE

E gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm do ti ketë sytë sot në mbrëmje nga “Santiago Bernabeu, stadiumi mitik i Madridit, aty ku luhet një prej ndeshjeve më të mëdha tëp historisë së futbollit: Real Madrid-Barcelona.

“El Clasico” që si rrallë herë vitet e fundit sheh madrilenët favoritë dhe që pritet të vendosë shumë mbi fatet e titullit kampion në Spanjë.

Si Ancelotti ashtu edhe Martino do të hedhin në fushë dy ekipe me skemën taktike 4-3-3 dhe ku vëmëndja më e madhe do të jetë mbi dy yjet Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, pa harruar edhe dyshen Bale-Neymar.

Real Madrid-Barcelona luhet sot në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”