SHPËRNDAJE

RealMadrid

Real Madrid ka insistuar se është i pafajshëm pas hetimeve nga ana e FIFA-s ndaj dyshimeve për transferimin e parregullt të disa futbollistëve nën moshën 18-vjeç.
Real Madrid insiston se ka respektuar rregullat e FIFA-s, pavarësisht se Federata Botërore e Futbollit ka filluar një hetim ndaj dyshimeve për transferimin e parregullt të disa futbollistëve nën moshën 18-vjeç.
Barcelona u dënua pasi u shpall fajtore dhe nuk ka të drejtë të realizojë përforcime deri në janar të vitit 2016. Por, Real Madrid nuk pret t’i ndodh e njëjta.
“Real Madrid mbron zhvillimin e të rinjve, pa përjashtime, në përputhje me rregullat dhe statusin e transferimit të futbollistëve, në pajtim të plotë me hetimet që janë duke u zhvilluar të cilat i mbështesim të shkojnë deri në fund”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Po ashtu, duam të theksojmë se ndihemi të pafajshëm ndaj çfarëdo keqbërje”.