SHPËRNDAJE

Ramos

Drejtuesit e Real Madridit tashmë i kanë vërë çmimin mbrojtësit Sergio Ramos.

Sergio Ramos, mbrojtësi i Real Madridit, tashmë është në shitje, shkruan e përditshmja sportive madrilene AS.

Sipas kësaj gazete, presidenti i klubit mbretëror, Florentino Perez i ka kërkuar Manchester Unitedit 90 milion euro për mbrojtësin spanjoll.

Për momentin marrëveshja duket larg, pasi Manchester United deri më tani ka ofruar vetëm 50 milion euro.

Nëse, Ramos shitet 90 milion euro, atëherë do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtënë botë.

Deri më tani mbrojtësi më i shtrenjtëështë David Luiz, i cili për 49 milion euro është transferuar nga Chelsea në PSG.