SHPËRNDAJE

Real Madrid dhe Tottenham do të përballen sonte nga ora 20:45, në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve
E përditshmja sportive katalonase, Mundo Deportivo, ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Më këtë takim, Zinedine Zidane nuk do të mundë të llogaritë në Gareth Balen, Dani Carvajalin dhe Mateo Kovacicin, të cilët janë të lënduar.

Kurse, klubi anglez do të jetë pa yllin e skuadrës, Dele Alli, i cili është i suspenduar.