SHPËRNDAJE

Siç shkruan gazeta “El Mundo Deportivo”, shumica e lojtarëve të Real Madridit e duan në 1/4 e finales së Ligës së kampionëve të takohen me Chelsea e Jose Mourinhos.

“El Mundo Deportivo” shkruan se lojtarët e klubit mbretërorë janë të bindur se janë më të mirë se sa ekipi i bluve të londrës, dhe se shumica e lojtarëve do të donin ti “hakmeren” Jose Mourinhos për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë patur deri sa ai ka qëndruar në Bernabeu.

Puna trevjeçare e Jose Mourinhos në Real është vlersuar si jo e suksesshme, klubi kishte mbetur nën hijen e Barcelonës, është fituar vetëm një titull në vitin 2012, dhe trajnerit vështirë ti falet finalja në kupën e mbretit sezonin e kaluar.

Real Madridi i Jose Mourinhos nuk ka mundur të ketë sukses më të madh se gjysmëfinalja në ligën e kampionëve, është eliminuar nga Barcelona, Bayerni dhe Borussia Dortmund.

Para Real Madridit, Jose Mourinho ka pasë sukses në Ligën e kampionëve, me Interin në vitin 2010, ai dy ndeshjet i kishte fituar kundër Chelsea, ku kishte ardhur në Meaca. Sipas lojës së Interit, është parë se sa është i njohur me dobësitë e ekipit me të cilin ka bashkëpunuar. Në vitin 2007, me Chelsea kishte eliminuar Porton, me të cilin kishte bashkëpunuar 3 vite dhe kishte fituar ligën e kampionëve. Chelsea në gjysmëfinale u eliminuar nga Liverpooli në penallti.