SHPËRNDAJE

Real Madridi vazhdon të jetë i pamposhtur këtë edicion. Duke llogaritur edhe ndeshjet e edicionit të kaluar, ‘Los Blancos’ nuk dinë për humbje që 28 ndeshje në të gjitha garat.

Kjo ecuri pozitive e ekipit të Zidane nisi me nëntë prill me fitoren 4:0 ndaj Éibar. ‘Los Blancos’ përfunduan sezonin në mënyrën më të mirë, duke fituar nëntë ndeshje nga 11 të zhvilluara, derisa fituan në fund në Ligën e Kampionëve në Milano.

Deri më sot në të gjitha garat, Reali regjistron 21 fitore e shtatë barazime, duke shkuar në 28 ndeshje pa humbje, derisa është ekipi i vetëm në La Liga që këtë edicion nuk din për humbje.

Ekipi i Zizu nuk ka pësuar humbje që 18 ndeshje në La Liga, tetë në Ligën e Kampionëve, teksa ka regjistruar dy fitore në kupat tjera, Copa del Rey dhe Superkupa e Evropës.