SHPËRNDAJE

Real Madrid është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, David Alaba, ka njoftuar portali “Infoticker.ch”.

Pas transferimit të Xabi Alonsos nga Real Madrid në Bayern Munich, së shpejti mund të realizohet një lëvizje në drejtim të kundërt.

Sipas portalit “Infoticker.ch”, gjiganti madrilen është i interesuar për mbrojtësin e krahut të gjigantit bavarez, David Alaba. Bayern Munich vështirë se do të lejojë largimin e austriakut nga Allianz Arena.

Mirëpo, mund të ndodh që klubet të diskutojnë rreth përfshirjes së brazilianit Marcelo në transferimin e Alabas në Santiago Bernabeu.