SHPËRNDAJE

Real Madrid është në aksion për të sfiduar gatishmërinë e Manchester Unitedit për të mbajtur David de Gean në Old Trafford.

DeGea
Real Madrid ka bërë hapat e parë në përpjekje për të bindur portierin David de Gea të largohet nga Manchester United.
Ekzistojnë dyshime mbi të ardhmen e yllit spanjoll pasi ai ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës në Old Trafford.
Andaj, Los Blancos janë të gatshëm të paguajnë deri në 38 milionë euro në mënyrë që ai të transferohet në Santiago Bernabeu, raportojnë mediat britanike.
Mirëpo, nuk do të jetë e lehtë pasi De Gea është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë të Manchester Unitedit.