SHPËRNDAJE

Dybala

Edhe Real Madrid ka hyrë në garë për transferimin e yllit të ri të Juventusit, Paulo Dybala.
Paulo Dybala, sulmuesi i Juventusit, është emri i fundit që lidhet me një transferim të mundshëm te Reali Madridi, raporton Don Balon.

Argjentinasi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Juventus. Me paraqitjet fantastike, ish anëtari i Palermos ka zgjuar interesimin edhe të skuadrave tjera të mëdha.

Por, sipas Don Balon, prioritete të Zinedine Zidanit mbetet transferimi i Antoine Griezmannit (Atletico Madrid) ose Eden Hazardit (Chelsea).