SHPËRNDAJE

Reali ka ofruar Balen për Hazardin. Uellsiani ka zhgënjyer me paraqitje këtë sezon, teksa Hazard është dëshira e kahmotshme e Los Blancos.
Gareth Bale do të largohet nga Real Madridit gjatë verës. Sipas Daily Mail, Real Madridi është duke planifikuar që të shkëmbejë uellsianin me anësorin e Chelsea, Eden Hazard.

Zinedine Zidane ka insistuar se nuk ka [probleme me Bale, por në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit uallsiani po qëndron në stol, çka do të thotë se ka humbur besimin e trajnerit francez dhe zgjidhja më e mirë është largimi nga “Santiago Bernabeu”.

Bale është pjesë e Realit që nga viti 2013 dhe ka fituar tre Champions League dhe shumë trofe tjerë me fanellën e Los Blancos.

Për Bale interesohen edhe Tottenham e Manchester United.