SHPËRNDAJE

Real Madridi e do yllin e Chelseat, Eden Hazard, por nuk është gati të paguajë shifrën e kërkuar nga klubi londinez.

Hazard është një objektiv i vjetër i klubit mbretëror, ndërsa edhe lojtari disa herë e ka thënë se e ka ëndërr të luaj te Real Madridi.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se klubi londinez tashmë i ka vendosur çmim yllit të tyre pasi nuk po arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.